Report TV - Përplasja e fortë/ Ina Rama: Shkarkimi i Fatmir Hoxhës vendim i padrejtë

  • 6 years ago
Përplasje të forta brenda komisioneve të Vetingut. Ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, aktualisht gjyqtare pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, është pozicionuar kundër vendimeve të dy komisioneve të Vetingut për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, për fshehje dhe mosjustifikim të pasurisë.

Zonja Rama në arsyetimin e saj të zbardhur nga Shqiptarja.com arrin në konkluzionin se Fatmir Hoxha duhet të konfirmohej në detyrë, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit nga detyra.

?Në përfundim të gjithë arsyetimit të mësipërm, kam votuar kundër vendimit të marrë nga shumica e trupës gjykuese për të lënë në fuqi vendimin nr. 18, datë 10.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shprehur mendimin tim se ky vendim duhet të ndryshohet, në zbatim të nenit 66, germa ?b? e ligjit nr. 84/2016, dhe subjekti i rivlerësimit Fatmir Hoxha të konfirmohet në detyrë?, arsyeton gjyqtarja e KPA.

Shkarkimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, me vendimin nr. 18, datë 10.5.2018, vendosi të shkarkonte nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxhën, për shkak se nuk përmbushte kriterin e pasurisë. Nga ana e tij, Fatmir Hoxha i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të KPK. Kolegji i Apelimit, me vendim numër 07 i vendimit datë 25.09.2018, me trupë gjykuese të përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore dhe anëtarët Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK, duke shkarkuar përfundimisht Fatmir Hoxhën, i cili për 15 vjet nuk mund të bëhet pjesë e drejtësisë.

Category

📺
TV

Recommended