Vrasja e maturantit, kërkohet rigjykim i rastit

  • 6 years ago
Rigjykim për rastin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vjet burg kërkon avokati i tij dhe familja. Naser Eshtrefi u dënua për vrasjen e Angell Petkovskit në vitin 2014 në lagjen Gjorçe. Avokati i familjes Eshtrefi pretendon se Gjykata Supreme ku prej vitesh ndodhet lënda, ka dëshmi të mjaftueshme për të vendosur që lënda të kthehet nga e para.