Report TV - Laboratori “Virhov”, risi në fushën e analizave gjenetike për autizmin e kancerin

  • 6 years ago
Virhov, laboratori që punon me standard dhe protokolle bashkëkohore, prezanton në panairin e kujdesit shëndetësor risitë më të fundit që përfshijnë analizat gjenetike për autizmin, kancerin, metabolizmin e medikamenteve dhe shumë sëmundje të tjera.

Prezantimi ynë në këtë panair ka qenë një prezantim mjaft i veçantë sepse ne prezantohemi me analizat gjenetike që është stadi më i avancuar i diagnozës mjekësore sot në fushën e mjekësisë. Duke qenë se autizmi është një fenomen gjithnjë e më shumë në rritje dhe mundësia për të gjetur një diagnozë për këtë sëmundje është sot një mundësi për pacientët. Standardet gjenetike që ne ofrojmë janë standarde të klinikave në Gjermani të cilat e ofrojnë këtë mundësi sipas standardeve më bashkëkohore.

Genta Dedej, mjeke specialiste e Laboratorit Virhov