Ora News - Reagimet e opozitës për largimin e Fatmir Xhafajt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për PD largimi i Fatmir Xhafajt është fitorja e parë e opozitës për të pastruar politikën nga krimi.

Në një reagim në facebook kreu i opozitës akuzoi kryeministrin se me Xhafajn në krye të ministrisë së Brendshme vuri në kontroll policinë dhe prokurorinë dhe se beteja e opozitës nuk mbyllet me këtë duke nënkuptuar largimin e Ramës.

Lulzim Basha: Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/reagimet-e-opozites-largimin-e-fatmir-xhafajt