Qeveria: ATO-ja nis me punë nga 1 nëntori

  • 6 years ago
Agjencia Teknike Operative, si organ i mvetësishëm për ndjekjen e telekomunikimeve do të fillojë me punë nga 1 nëntori. Qeveria ka marrë vendim për formimin e Komisionit për analizimin e gjendjes së pajisjeve teknike dhe operative të cilat duhet të transportohen nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, në Agjencinë e re. Komisionit do të përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ATO-së, Gjykatës Supreme, Prokurorisë Publike, Drejtorisë për sigurinë e informative të klasifikuara si dhe nga Komisionit për mbikqyrjen e masës së veçantë hetuese për ndjekjen e telekomunikmeve. Detyrë e Komisionit do të jetë edhe vëzhgimi i punës së ATO-së dhe raportimi për punën e kryer. Ministri Oliver Spasovski, shkurt njoftoi se është në procedurë e sipër edhe zbatimi i reformave të tjera që kanë të bëjnë me shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit.

Category

📺
TV

Recommended