Ora News - "Big Brother" vëzhgon 24 orë kriminelët e burgosur, do ajrosen vetëm 1 orë në ditë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria ka depozituar në Kuvend pr/ligjin për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve.

Pr/ligji bën fjalë për regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë që janë dënuar për një vepër penale, të kryer në kuadër të pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë të armatosur, organizatë terroriste apo për vepra me qëllime terroriste.

Sipas pr/ligjit në masat e rrepta që parashikon pr/ligji përfshihet edhe reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura, por jo më pak se 1 orë në ditë.

Takimi me familjarët do të bëhet vetëm 1 herë në muaj dhe nën mbikqyrje të rreptë,që do t'i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video.

Me kërkesë të të dënuarit ose të paraburgosurit, pas një periudhe njëvjeçare, ministri i Drejtësisë mund të rivlerësojë nëse janë kushtet për vazhdimin e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave ndaj të dënuarit ose të paraburgosurit.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/big-brother-vezhgon-24-ore-te-denuarit-do-ajrosen-vetem-1-ore-ne-dite