Ora News - Netanyau viziton për herë të parë Shqipërinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyau do të vizitojë Shqipërinë në datën 1 nëntor. Zyra e kryeministrit njofton se ai do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe Bullgari për tu takuar me udhëheqësit e Ballkanit në fillim të muajit të ardhshëm.

Netanjahu do të marrë pjesë në një samit të pacaktuar rajonal në Shqipëri më 1 nëntor, thotë zyra e tij.

Më pas ai do të udhëtojë drejt Bullgarisë, ku do të takohet me krerët e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

?Vizita në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket një udhëtim i nivelit më të lartë nga një izraelit në vend. Në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën dhe vitin e kaluar qyteti përkujtoi udhëtimin me një pllakatë për ish-burrështetasin?, shkruajnë mediat izraelite për vizitën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/netanyau-viziton-here-te-pare-shqiperine