"BOOM": Pa strehë, drita, ushqim dhe të sëmurë. Familja me 5 anëtarë në Krujë në "pikë të hallit"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banesa e Ilir Bojës në Krujë është përzgjedhur nga Bashkia Krujë për të qenë pjesë e projektit për restaurimin e 30 banesave të familjeve më të varfëra në territorin e kësaj Bashkie. Kjo familje përveç një antari, të tjerët i ka me probleme të shëndetit mendor, të paaftë për të punuar. Bashkia ka dhënë një fond afërsisht 3 milion lekë të vjetra dhe ka bërë një preventiv për të rikonstruktuar banesën e tyre, por në situatën që është banesa nuk mund të bëhet asgjë.

Emisioni investigativ"BOOM" në Rtv Ora News ka udhëtuar në qytetin e Krujës, më konkretisht në lagjen "Bojë" ku jeton familja e Ilir Bojës.

Kjo familje me 5 antarë ka shumë probleme. Në të jetojnë persona me probleme të shëndetit mendor, që nga kryefamiljari dhe dy fëmijët.

Kushtet në të cilat ata jetojnë janë varfëri ekstreme, teksa nuk furnizohen as me energji elektrike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-pa-strehe-drita-ushqim-dhe-te-semur-familja-me-5-anetare-ne-kruje-ne-pike-te-hallit

Recommended