Ora News - Grupi i Shijakut në gjykatë, avokati: Përgjimet e paligjshme, s'kanë asnjë fakt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda vijon prej 6 orësh seanca maratonë e vlerësimit të masave të sigurisë për 34 personat e arrestuar nga megaopercioni "Vol-vo 4".

Mësohet se ka përfunduar marrja në pyetje e tyre dhe fjala e fundit e prokurorëve të çështjes.

Avokatët kanë kërkuar revokim të masave të sigurisë. Tashmë pritet vendimi i gjyqtarit Bip Ndreca nëse do të lërë në fuqi masat e sigurisë së dhëna prej tij apo do të ndryshojë ndonjë prej tyre.

Flet avokati i grupit të Shijakut: Nuk ka asnjë provë të vetme që mund ti mbajë në burg. Është një tip shoë që mund ti shërbejë politikës.Është montim që nuk ka ndodhur në 27 vjet tranzacion.

Jemi të shokuar megjithëse presim vendimin. Nuk kanë asnjë lidhje me asnjë grup.Është thjesht lidhje gjinie, gjaku, shoqërore dhe miqësore, është krijuar një grup i tërë i montuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sot-dalin-para-gjykates-27-te-arrestuarit-e-megaoperacionit-volvo-4