Ora News - Biznesi po merr “fajde”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi në Shqipëri gjithmonë e më shumë i është drejtuar huamarrjes informale. Rënia e kreditimit, në nivelin e para viteve 2013, për biznesin në tremujorin e dytë sipas Arben Malaj tregon se biznesi po mer borxh në mënyrë informale. Sipas Malaj kjo formë mbart risqe të mëdha dhe biznesi duhet të tregojë kujdes, pasi kjo mënyrë veç pasigurisë sjell dhe kosto shumë herë më të larta, ndërsa në gjykatë me kërkesën për kthim borxhi numri i çështjeve ka shkuar në 647.

Kreditimi i bizneseve vazhdon trendin rënës. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rezulton se ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2013.

Një situatë e tillë duket se është shoqëruar me rritjen e huamarrjes në rrugë informale.

Sipas ish-Ministrit të Financave, Arben Malaj, biznesi po plotëson nevojat për para në tregun informal dhe kjo sipas tij është e rrezikshme.

Arben Malaj: Në rastet e bankave dhe skemave të ndryshme të financimit dhe institucioneve financiare jo bankare mund ta ristrukturosh kredinë, mund të shikosh një kredi më të butë nga njëra bankë në tjetrën. Je në një treg konkurues. Ndërsa në marrëdhëniet sociale qofshin këta familjarë, shokë apo huadhënës të ndryshëm, çdo vonesë krijon një problem dhe këto probleme pastaj bëhen të pamenaxhueshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekspertet-fajdet-informale-me-rrezik-biznesin