Ora News - Cungu: Fitorja oksigjen për ne, terreni na e vështirësoi punën

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

0 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kukësi ka marrë një fitore me përmbysje në javën e 9-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët mposhtën 2-1 Kastriotin në transfertë dhe për trajnerin e tyre, Armando Cungu ishte ajo që kishte kërkuar nga skuadra.

Fitore që ngroh pas 2 humbjeve, ishte kjo përgjigja që prisnit ?

Ishte përgjigje sepse arritëm ta përmbysin rezultatin. Nuk prisja atë 45 minutësh të parë. Ishim shumë të lehtë ose xhentil, ndërkohë që kundërshtari ishte agresiv dhe fitonte pothuajse çdo top. Pjesa e dytë foli për ne, por dua të them, por edhe mund ta humbnim ndeshjen. Nuk kam fjalën te penalltia. Megjithatë mund ta kishim edhe më të thellë rezultatin.

Përmendët pasigurinë, mos vjen nga 2 humbjet ?

Është normale. Kukësi është ekip që duhet të jetë në krye të tabelës. Fitorja ishte oksigjen për ne. Terreni i fushës lë shumë për të dëshiruar. Bëhej fjalë vetëm për luftë, kush lufton ia del në këtë fushë.

Luajtët mirë me Partizanin, por dolët pa pikë. Mos ndoshta janë më të rëndësishme pikët?

Pikët janë ato që vlejnë. Ai ekip që çon topin në portën e kundërshtarit, fiton. Unë s?kam qenë i kënaqur me rezultatet në 2 takimet e fundit. Mund të marrësh një ndeshje por s?merr kampionatin. Fusha nuk të lejonte të luaje.

Pse Limaj dhe jo Zahria nga fillimi ?

Pyetje e drejtë. Nëse e keni parë në përgjithësi ka luajtur Limaj për të qenë më afër sulmit. Sot ishim kundër Kastriotit dhe duhej ai. Megjithëse nuk jemi të përqëndruar në individë. Zgjedhjet janë të sforcuara ndonjëherë për shkak të futbollsitëve të huaj që kam, sidomos në mesfushë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cungu-fitorja-oksigjen-ne-terreni-katastrofik