Falja e deputetëve, pritet formimi i trupit parlamentar

  • 6 years ago
Të hënën pritet që të formohet trupi parlamentar, si nismë për faljen e deputetëve të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit. Trup ky i premtuar nga kryeminsitri Zaev në konferencën për media pas votimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese. Kërkesat e tetë deputetëve do të përpilohen së bashku me Qeverinë. Katër kërkesat e deputetëve janë të pranueshme për kryeministrin Zaev dhe i njëjti beson se afat prej 15 ditëve, do të përpilohen draft amendamentet të cilat më pas do i dorëzohen Kuvendit. Zaev njëkohësisht pret që numri i deputetëve që do i mbështet këto ndryshime do të rritet në fazat tjera.