Ora News - Betejë padish, akuzat politike përfundojnë në prokurori, PS kryeson me kallëzimet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ditët e fundit akuzat politike kanë përfunduar në dyert e prokurorisë, ndërsa drejtuesit më të lartë politik janë thirrur për të dhënë sqarime. Kjo ka bërë që në mungesë të opozitës në Kuvend, debati politik pothuajse të zhvendoset në institucionet e drejtësisë. Shkak janë bërë edhe akuzat për lidhje të politikës me krimin.

Beteja politike krahas foltoreve të akuzave, duket se është pëqëndruar në dyer të prokurorisë dhe gjykatave, duke i shtuar volumin e punës këtyre dy institucioneve.

Në më pak se 40 ditë, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është paraqitur 4 herë në prokurori, ku ka paditur kreun e Opozitës Lulzim Basha dhe disa deputetë e zyrtarë demokratë.

Këto padi objekt kanë shpifjen dhe lidhen me tre momente të debatit politik, sekuestrimin e rreth 4.5 milion eurove në "Toyota Yaris" në portin e Durrësit, dhe për dy çështje të tjera ajo e njohur si "Xhisiela" dhe akuzat për lidhje me biznesmenin e dënuar për trafik droge Edmond Bego.

Demokratët e kanë akuzuar Taulant Ballën se është i përfshirë në këto çështje, ndërsa ai i ka vlerësuar si shpifje dhe të drejtën e tij e ka kërkuar në institucionet e drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/beteje-padish-akuzat-politike-perfundojne-ne-prokurori-ps-kryeson-me-kallezimet