Regjisori Çapaliku sjell shfaqjen ‘Dogfall’: Kultura shqiptare, të hyjë në dialog me të tjerë

  • 6 years ago
Shfaqja ?Dogfall? e autorit austrialian Caleb Lewis, me regji të Stefan Çapalikut, e cila vazhdon të prezantohet në skenën e Teatrit Metropol, përkujton 100-vjetorin e Luftës së I Botërore. Ngjarjet zhvillohen në një bunker, një shpellë moderne në të cilën e ka prodhuar vet njeriu për asgjësimin e shoqërisë. Ky bunker është ?atdheu? i tre ushtarëve, që përshkojnë së bashku në rreth 120 minuta 100 vite histori nga fillimi i shekullit XX, deri në ditët e sotme. Regjisori dhe dramaturgu teksa ndalet tek shfaqja ?Dogfall?, shpjegon edhe arsyet, se përse teatri ynë duhet që të dialogoi me teatrot e huaj

?Duhet që të them se kjo pjesë u zgjodh në kuadër të mbarimit të 100-vjetorit të Luftës së i Botërore. Ky është një vit, i cili duhet të kujtohet në të gjitha vendet pjesëmarrëse, veçanërisht në dy vendet kryesore, që e shkaktuar luftën, Gjermania dhe Franca. ?Dogfall? vjen si një kërkim i punës sime jo të shkurtër, derisa rashë në kontakt me veprën e autorit australian Caleb Lewis, i cili mund të jetë i pari tekst australian që vihet në skenë. Vepra është shkruar mjeshtërisht prej tij, me kërkesa prej një personi skurpuloz...? thotë regjisori Stefan Çapaliku.