Report Tv-Athina financon me miliona euro media dhe gazetarë shqiptarë

  • 6 years ago
Në një kohë kur në Shqipëri qeveria po kërkon me ngulm nga portalet që të pajisen me NIPT dhe ta deklarojnë atë për efekt të rregullimit ligjor të veprimtarisë së tyre, në Greqi plas një skandal që ka lidhje pikërisht me mediat online që veprojnë në Shqipëri. Sipas mediave greke, Ministria e Jashtme e këtij vendi vetëm për muajin tetor të këtij viti ka paguar 1 milion euro për portalet dhe mediat në Shqipëri. Kjo është ajo që shpjegon edhe të ashtuquajturin fenomen "fake neës" në portalet fantazma, ku publikohen artikuj të sponsorizuar nga burime të errëta për interesa të ndryshme. Një ditë më parë skadoi afati për regjistrimin e portaleve, pas ultimatumit 72 orësh nga AKEP. Sipas këtij institucioni, 44 portalet e paregjistruara mësohet se janë pajisur me NIPT.

Recommended