Ora News - Urgjenca me mangësi, KLSH: Mungojnë autoambulancat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shërbimi i urgjencës në Shqipëri ka mangësi të theksuara.

Sipas auditimit të realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit përgjatë muajit tetor është vërejtur se qytetarët ankohen se shërbimi që i ofrohet është me vonesë.

Kjo thuhet në raport vjen si rezultat i numrit të vogël të autoambulancave duke bërë që shërbimi të mos jetë i shtrirë në të gjithë territorin.

Ndërkohë që është konstatuar ndër të tjera se ka mungesë edhe të paisjeve bazë për të shpëtuar jetët e pacientëve.

KLSH konstaton se ky shërbim ka problematika të përsëritura që lidhen me mungesë lidershipi, koordinimi, bashkëpunimi dhe transparence midis institucioneve shtetërore.

Gjithashtu në këtë auditim ka dal në pah edhe fakti se në vonesën e ofrimit të shërbimit shëndetsor ka një ndikim të ndjeshëm edhe infrastruktura rrugore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/urgjenca-me-mangesi-klsh-mungojne-autoambulancat