Report Tv- Hetime për kercënimin ndaj Emiliano Nuhut

  • 6 years ago
Dosja Xhisiela ka mbi 1 muaj që është në qendër të debatit politik në vend. Rasti u denoncua nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili më pas u arratis në Zvicër, ku kërkon edhe azil. Nuhu ka akuzuar deputetët Taulant Balla dhe Rrahman Rraja se ndodheshin në Komisariatin e Fushë-Krujës në momentin kur ndodhi kërcënimi i pretenduar prej tij, në këtë komisariat ndodhej edhe Artur Bushi.

Për këtë ngjarje është arrestuar Rexhep Rraja, i cili ndodhet në burg, pasi edhe Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të linte në fuqi masën e sigurisë ?arrest me burg?. Rraja akuzohet për përndjekje, ndërkohë që deputeti socialist Taulant Balla ka paditur për shpifje dhe kallëzim të rremë kryedemokratin Lulzim Basha, deputetët Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeaj, gazetarin pranë PD, Basir Çollaku, dhe ish-oficerin e policisë, Emiljano Nuhu.