Xhamia në Prishtinë, Nurellari: Myslimanët s'kanë pse të mbeten peng të arkitekturës otomane

Ora News Emisione

by Ora News Emisione

0 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa në Prishtinë ka nisur puna për ndërtimin e të ashtuquajturës Xhamia e madhe, zëra pro dhe kundër janë të shumtë.

Andri Nurellari radhitet tek ata që janë pro ndërtimit të xhamisë, por problemi sipas tij është arkitektura e vjetër osmane e Arkitekt Sinanit.

Në një lidhje me skype për Ora News, Nurellari tha se myslimanët nuk kanë pse të mbeten peng i së shkuarës dhe të tregojnë se Islami është fe e së ardhmes. Ai thotë se shumë vende të mëdha myslimane ndërtojmë xhami me arkitekturë moderne.

Nurellari: Unë mendoj se kanë një padrejtësi që i është bërë komunitetit mysliman qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë që u kanë pamundësuar besimtarëve të kenë një objekt të madh. E shikoj një lloj manifestimi të kompleksit të inferioritetit fakti që në Tiranë u ndërtua një katedrale ortodokse, ndërkohë që u zvarrit pafund ndërtimi i xhamisë paçka se gurëthemeli u vendos në vitin 1993. Në këtë aspekt, nuk kam asnjë rezervë. Përkundrazi jam gëzuar për këtë vendim. Si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë i shohim besimtarët të falen në rrugë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/xhamia-ne-prishtine-nurellari-myslimanet-skane-pse-te-mbeten-peng-te-arkitektures-otomane