Mushkonjat aziatike, në Shkup dhe në Maqedoninë jugore

  • 6 years ago
Një mushkonjë aziatike-tigër është vërejtur në vendin tonë. Kompetentët sigurojnë se po bëhet shënim në hartë i gjithë territorit për të përcaktuar se ku është zgjeruar ky insekt i rrezikshëm, nga pickimi i të cilit mund të ndodhin shumë komplikime shëndetësore. Deri më sot, asnjë qytetar nuk ka kërkuar ndërhyrje mjekësore në lidhje me disa prej sëmundjeve që mbart kjo mushkonjë. Insektet e tilla tashmë janë vërejtur në disa komuna të Shkupit, por edhe në disa pjesë në jug të vendit, në Bogdanci dhe Dojran. Simptomat e pickimit të mushkonjës tigër janë skuqja e lëkurës, ënjtje, plogështi, dhimbje koke, mundim dhe rritje e temperaturës së trupit.

Recommended