Inaugurohet Shtegu i Çezarit në Llogara

RTV KLAN

by RTV KLAN

4 views
Në ditën ndërkombëtare të ecjes në natyrë është inauguruar Shtegu i Çezarit. Një atraksion i ri turistik që lidh parkun kombëtar të Llogarasë dhe monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës.

Ceremonia u zhvillua pranë Green Coast Resort, i cilësuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit si një investim supermodern i standardeve europiane.

Blendi Klosi: ?Do të kemi një hotel me 5 yje për të cilat ne po flasim përditë, një nga investimet më të mira të të gjithë zonës së Mesdheut përsa i përket hotelit në cilësinë e tij por po ashtu kemi një bashkërendim ndërmjet këtij investimi dhe sponsorizimit që kompania po bën që së bashku me zonat e mbrojtura të shënjojnë në mënyrë të plotë të gjithë shtegun e Cezarit I cili vjen nga një histori mjëravjecare ku Cezari ka arritur që të kalojë nëpërmjet këtij shtegu për të bërë betejat e tij të famshme me Pompein në Orikum dhe pastaj në zonën e Durrësit".