Ushqimi i kontrolluar në shkolla, nis projekti pilot në Korçë, Peleshi: Do rrisim sigurinë

  • 6 years ago
Në vijim të Marrëveshjes ?Bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ushqehemi shëndetshëm?, nënshkruar midis Ministrisë së Bujqësisë, Shëndetësisë, Arsimit si dhe Bashkive Elbasan, Fier, Korçë, Lezhë, Tiranë, sot në ?Ditën Botërore të Ushqimit? në qytetin e Korçës tek shkolla ?Mësonjëtorja e Parë Shqipe? fillon projekti i kantinave ushqimore, për te vijuar në javët e ardhshme në 3 shkolla të tjera të qytetit (Stavri Themeli, Pandeli Cale, Ismail Qemali).

Rreth 2000 nxënës të shkollave 9-vjecare do të përfitojnë nga projekti pilot, i cili do të vijojë në muajin Nëntor në qytetin e Elbasanit, Tiranës si dhe cdo qyteti tjetër i cili do i bashkohet kësaj iniciative. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi i shoqëruar nga kryetari i Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Fillo, kanë qenë të pranishëm gjatë orës së konsumimit të ushqimit për nxënësit e shkollës, sipas një menuje të përgatitur enkas për ta.