‘Xhisiela’/ Meta në Report Tv: Përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë

  • 6 years ago
Presidenti Ilir Meta gjatë intervistës në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? duke komentuar rastin ?Xhisiela? kërkoi që organet e drejtësisë të nxjerrin para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin pa dallime.

Letra e Nuhut ka mbërritur në tavolinën time vetëm një ose dy ditë përpara se unë të nisesha për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra nga mesi i shtatorit. Janë kërkuar të gjitha sqarimet dhe ky është një proces që vazhdon lidhur me çështjen në fjalë. Por mendoj që çështja është delikate dhe e mprehtë sepse në rast se nuk sqarohet në mënyrë të besueshme dhe transparente, do të krijojë një dyshim të madh për të ardhmen e mënyrës së funksionimit të shtetit ligjor, të Policisë së Shtetit, të Prokurorisë dhe të raporteve të Ekzekutivit me to.

Recommended