Prokuroria e gatshme t’i merr lëndët e PSP së

  • 6 years ago
Prokuroria e rregullt është e gatshme t?i pranojë një pjesë të hetimeve të gatshme nga Prokuroria Speciale për të cilat Katica Janeva nuk mund të ngritë akuzë. Prokurori i shtetit Lubomir Jovevski për Alsat M tha se presin nismë nga Prokuroria Speciale. Prokuroria, thotë ai, përveç vullnetit, ka edhe kapacitete ta pastrojë kriminalitetin. Megjithatë, pengesë për marrjen e hetimeve mund të jenë bisedat e përgjuara për të cilat kompetente është vetëm Prokuroria Speciale.