Intervista/ Mit’hat Fagu: Jeta ime nga regjisor, në 12 vite traktorist

  • 6 years ago
Mit?hat Fagu rrëfen për kamerën e ?Report TV? rrugëtimin e tij artistik në ish-Kinostudion ?Shipëria e re?. Një udhëtim në kinematografi, në të cilën më shumë kujton vuajtje sesa gëzime, që prej realizimit të filmit të parë dokumentar ?Tregim për naftëtarët?, deri tek filmi artistik ?Prita?.

Por si nisi ky rrugëtim? Që fëmijë filmat e animuar, që shihte e afruan edhe më tepër me kinematografinë. Pasi kreu liceun për skulpturë, rrugëtimi i tij në art nuk ndali me kaq. Konkurroi sapo lexoi një lajmërim për bursë për kino-regjisor në Moskë. Nga 500 veta përzgjidhet i pari.

?Shkova direkt në institutin e kinematografisë së Moskës për regji filmi artistik. Jeta është e çuditshme, gjëja e parë që kam parë kam parë në kartolinë sheshin e Kuq. Kam shkuar atje, ku ishte vënë kamera, dhe i thashë vetes: Eh more Mit?hat Fagu arrite që të mbërrish më Moskë. Kam pasur pedagoge Tamara Makarovën, gruan e mjeshtrit Sergei Gerasimov. Unë rrija i mahnitur që pata fatin pedagoge. Ajo se kuptonte që unë po nxirrja mallin e femërisë sime, që po arrija jo vetëm në institut, por edhe të shihja Makaraovën nga afër?.

Category

📺
TV

Recommended