Ora News - Sëmundjet e gjirit, inagurohet në Durrës njësia e re e Senologjisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është inauguruar në Durrës Njësia e re e Senologjisë. Për herë të parë do të ofrohet një shërbim i plotë dhe pacientët do të evitojnë sorollatjet.

Për herë të parë në Durrës do të ofrohet shërbim i plotë për sëmundjet e gjirit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inauguroi të premten Njësinë e Senologjisë që mundëson diagnostikimin, vendosjen e diagnozës, shërbimin kirurgjikal, trajtimin dhe kujdesin paliativ.

Ogerta Manastirliu: Ngritja e Njësisë së Senologjisë në spitalin e Durrësit, e para në një spital rajonal (pas QSUT) mundëson ofrimin e të gjithë ciklit të shërbimeve, 360 gradë, brenda këtij spitali, duke ofruar për herë të parë shërbimin e plotë afër vendbanimit për të gjithë qarkun e Durrësit, në mënyrë që gratë me kancer gjiri të mos kenë nevojë t?i drejtohen QSUT qoftë për konfirmimin e diagnozës apo për trajtimin e mëtejshëm të saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/semundjet-e-gjirit-inagurohet-ne-durres-njesia-e-re-e-senologjise