VMRO DPMNEja sonte mbledh Komitetin Ekzekutiv

  • 6 years ago
VMRO-DPMNE-ja vazhdon koordinimet brenda-partiake me një takim tjetërt të Komitetit Ekzekutiv të partisë, të paraparë për në orët e mbrëmjes. Nga kjo parti nuk potencojnë nëse kjo seancë ka të bëjë me shkarkime të mundshme të funksionarëve të caktuar partiak nga funksionet e tyre, ashtu siç flitet kohëve të fundit. Ata thonë se kjo do të jetë mbledhje e rregullt ku do të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme eventuale dhe formimin e shtabeve zgjedhore komunale. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski, po ashtu hodhi poshtë deklaratën e ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, i cili një ditë më parë tha se funksionarë të VMRO-së kanë paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kërcënime që u bëhen në rast se mbështesin ndryshimet e iniciuara kushtetuese.