Ora News - Regjistrimi i portaleve, Erebara: Qeveria të bëj transparent kanalin e saj televiziv

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtuesit e portaleve nuk e kanë pritur mirë vendimin e Kryeministrit për regjistrimin e këtyre mediave brenda ditës së hënë. Ata thonë se ky veprim cënon lirinë e fjalës ndërsa kërkojnë nga qeveria të jetë po aq transparente me kanalin e saj televiziv.

Mediat dhe portalet online duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Ultimatumi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili u ka lënë afat drejtuesve të tyre ditën e hënë.

Nga ky vendim i komunikuar përmes rrjeteve sociale preken edhe ato portale që nuk janë krijuar me qëllim fitimin dhe që do të duhet të paguajnë taksa njëjtë me ato që përfitojnë të ardhura.

Për disa prej drejtuesve, ky vendim cënon lirinë e shprehjes.

Gjergj Erebara: Çdokush ka të drejtë të hapë një blog dhe nuk besoj se do të jetë Kryeministri që do e ndalojë. Në rastin që Kryeministri do të marrë ndonjë vendim, ndonjë udhëzim që teknikisht është e mundur, atëherë do të kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë të lirisë së shprehjes dhe do ta trajtojmë si shkelje të lirisë së shprehjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/regjistrimi-i-portaleve-eerebara-qeveria-te-bej-transparent-kanalin-e-saj-televiziv