Ora News - Procedurat tatimore, prodhuesit shqiptar: Rishikim taksës së infrastrukturës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prodhuesit shqiptarë i kanë kërkuar qeverisë që të rishikohet ligji për procedurat tatimore.Në prag të nisjes së diskutimit të paketës fiskale për 2019, Arben Shkodra, shprehet se ky ligj ka shumë mbivendosje të cilat krijojnë probleme gjatë inspektimeve. Ndërkohë që sugjerojnë edhe një rishikim të nivelit të takës për infrastrukturën dhe banesën në mënyrë që të bëhen më konkurues në rajon.

Ligji për procedurat tatimore duhet të rishikohet pasi ka shumë mbivendosje dhe përplasje të neneve të cilat shkaktojnë probleme për biznesin gjatë inspektimeve.

Kjo është një nga kërkesat zyrtare të Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë drejtuar Ministrisë së Financave në kuadër të paketës fiskale.
Arben Shkodra: Mund të jetë hera e nëntë apo e dhjetë që ne e prekim këtë ligj dhe po ta shikoni tek ky ligj çdo ndryshim pasqyrohet me ngjyra të ndryshme. Ka ardhur koha që në mënyrë integrale ta rishikojmë, ta debatojmë, ta konsultojmë dhe të kemi njëherë e mirë një ligj të thjeshtë, një ligj të kuptueshëm, një ligj i cili implementohet shumë kollaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/procedurat-tatimore-prodhuesit-shqiptar-rishikim-takses-se-infrastruktures