Ora News - Vrasja në ish-Bllok, Murati: Pse jemi më keq se Kolumbia apo Sicilia?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Erl Murati i ftuar në "360 Gradë" në Ora News duke komentuar vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, thotë se Shqipëria është më keq se Kolumbia, duke dhënë edhe arsyet përkatëse.

Murati: Gjysma e personave aty janë me precedentë penalë dhe nuk merret vesh ku mbaron krimi i organizuar dhe ku fillon shteti. Në momentin që personat që kryejnë vrasje shëtisin të lirë me armë, është dështim i shtetit. Nuk jam dakord që ne jemi si Palermo apo Kolumbia pasi në të dyja rastet, ashtu si në Palermo apo në Kolumbi, nuk mund të bëhet paralelizëm sepse në të dyja rastet kishte dy palë përballë, krimi i organizuar dhe shteti. Në Rastin e Kolumbisë ishin forcat ushtarake që vranë Eskobarin. Në Shqipëri, shteti bashkëjeton me mafien. Jemi më keq se Siçilia dhe më keq se Kolumbia e Eskobarit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sonte-ne-360-grade-krimi-dhe-drejtesia-shqiptaret-ne-mes