Qeveria gjermane dhuratë nxënësve shqiptarë, shkolla në Tiranë pajiset me laboratorin “FiKiBio”

  • 6 years ago
Shqipëria është i pari vend në Ballkanin Perëndimor që pajiset me një laborator të lëvizshëm për nxënësit shqiptarë. ?FiKiBio? është laboratori që ministria e Arsimit ka marr si dhuratë nga Qeveria gjermane, nëpërmjet këtij autobusi lëvizës me mjetet më të fundit teknologjike, fëmijët në shkolla të ndryshme të vendit do të mund të eksperimentojnë fenomene dhe dukuri natyrore të cilat i mësojnë në teori në librat shkollorë. Ky laborator sot ishte i vendosur në shkollën 9-vjecare ?Gustav Mayer? në Tiranë ku fëmijët e klasës së 5-të bënë eksperimente të ndryshme, njofton zyra e shtypit të MASR.

Në këtë ceremoni dorëzimi ishte e pranishme ministrja e Arsimit znj. Lindita Nikolla dhe ambasadorja gjermane në Tiranë znj. Susanne Schütz. Ministrja Nikolla pasi shprehu mirënjohje për këtë dhuratë me vlerë për arsimin shqiptarë deklaroi se ky laborator do të pajisë brezat e rinj me njohuri dhe argumente të bazuara mbi të vërteta shkencore të cilat do të formësojnë edhe qëndrimet e tyre në të ardhmen.

Category

📺
TV

Recommended