Ora News - "Babalja", Gjata: Proces i montuar politkisht kundër gazetarit Olldashi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga dyert e Gjykatës së Krimeve të Rënda ku shkuan për të bërë ankim për masën e dhënë ndaj gazetarit Jetmir Olldashi, avokati u shpreh se ky është një proces i montuar politikisht, përderisa gjykata nuk dorëzon provat që ka, në të cilat mbështet vendimi i dhënë.

Gjata: Nëse prokuroria nuk i përgjigjet kërkesave tona ligjore, për të cilat do të çojë në një proces të rregullt procedurial penal dhe automatikisht të çojë në një proces të rregullt kushtetues, pra nëse nuk i përgjigjet këtyre, në kemi të drejtë të themi që këtu kemi një proces të montuar politkisht kundër gazetarit Olldashi. Kemi një proces të montuar politik, e shof edhe në këtë, që si ka mundësi që kryeministri i merr vesh gjërat përpara sesa ti komunikohet të akuzuarve, të dyshuarve.

Gjata tha se me këtë vendim po vihet në rrezik puna e gazetarëve duke i kërcënuar me ndjekje penale.

Gjata: Asnjë gazetar në këtë vend, në këtë moment që po flasim nuk është i sigurt. Gazetari ka bërë detyrën e tij si gazetar, mbështetur në dispozitat kushtetuese për lirinë e shprehjes.

Avokati tjetër i gazetarit Olldashi shprehur habi për këtë vendim të shpejtë të gjykatës.

"Gjykatës i kërkojmë të na japë vendimi e arsyetuar mbi faktet e provat që ajo e ka bazuar vendimarrjen e saj. Kërkesa është bërë ditën e premte në datën 5 dhe ka marrë vendim në datën 6"

Gazetari Jetimir Olldashi mori masën detyrim paraqitje në gjykatë për kallëzim të rremë në rastin e Babales, ku akuzohet vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për pjesëmarrje në trafikun e narkotikëve.

/Ora News.tv/
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/babalja-gjata-proces-i-montuar-politkisht-kunder-gazetarit-olldashi