Report Tv-Gërmimet në afërsi të fshatit Turan

  • 6 years ago
Gërmimet në afërsi të fshatit Turan kanë përfunduar një javë më parë, pas 18 muajsh pune; ku doli në dritë një nga varrezat më të mëdha të lashta në Shqipëri, me rreth 1.000 varrime të shtresuara, disa prej të cilave mendohej se ishin edhe të mobiluara. Gjithashtu, gjatë këtyre gërmimeve, arkeologët kanë konstatuar se nën shtresën e poshtme janë gjurmët e një vendbanimi të rrallë neolitik, ku shquhen skeletet e shtëpive dhe kasolleve leve të vogla.

Por sipas arkeologes Iris Pojani, puna e tubacionit ka siguruar mundësinë dhe fondet, për të gërmuar një zonë të pazakontë të banuar nga epoka neolitike. Më shumë se 20 vende neolitike janë gjetur në Shqipëri, që datojnë përafërsisht nga shekulli i 7-të deri në shekullin e tretë të B.C., të cilat janë disa prej vendbanimeve më të hershme bujqësore në Evropë.

Arkeologia e njohur Iris Pojani me një ekip prej 50 arkeologësh ka nisur gërmimet në një sipërfaqe prej 4000 metra katrorë; ku u gjetën: tre varreza nga Epoka e Hekurit, në fund periudhës Romake dhe të Mesjetës. Pojani thotë se ?njerëzit kanë zgjedhur gjatë të gjitha periudhave të jetojnë në këtë zonë, sepse sot kjo është një zonë e begatë bujqësore?, tha Pojani.

Nga gërmimet e arkeologëve kanë dalë në dritë shumë objekte me vlerë të madhe si: unaza, rrathë, vathë, enë qelqi dhe rruaza qelqi, monedha ari, shumë objekte qeramike, duke përfshirë edhe objekte lolake që përdoreshin në shekullin e 11-të apo të 10-të. Gjithashtu janë zbuluar enë vere që kanë qenë mjaft të popullarizuara në Greqinë fqinje; doreza dhe veshje mesjetare prej druri të punuara me fije argjendi, si dhe shtiza, thika dhe shpata.

Category

📺
TV

Recommended