VIDEO e incidentit në Dibër, nxënësit e vënë në lojë, shoferi i frugonit i "masakron" me shpulla

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ky është incidenti i regjistruar sot në një furgon që transporton nxënësit e shkollës në Dibër që nxori dhe në një deklaratë për mediat Ministrinë e Brendshme.

Në videon që është filmuar nga vetë nxënësit dhe është publikuar në rrjetet sociale, shihet shoferi i furgonit që konfliktohet me një nga fëmijët dhe e qëllon me shpullë.

Nga ajo çfarë kuptohet, duket se shoferi është ofenduar nga fëmija, pasi ndërsa e godet në kokë i thotë: Shoku i jot jam unë, kujt i fole ashtu?

Fëmija i kthehet: Boll mo! Po shoku im je, du me të fol.

Shoferi: Fol dhe njëherë ta shohim!

Fëmija: Dua dhe fol prapë.(fillon dhe qesh, qeshin dhe fëmijët e tjerë).

Shoferi i furgonit i dalë jashtë kontrollit nga situata e krijuar dhe i xhindosur nga vënia në lojë e djemve, i kthehet një nxënësi tjetër aty pranë që qesh, duke e goditur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/video-e-incidentit-ne-diber-nxenesit-e-vene-ne-loje-shoferi-i-frugonit-i-masakron-me-shpulla

Category

📺
TV

Recommended