Tentoi të arratiset në Greqi, arrestohet shoku i komandos që vrau truprojën e Martinajt

  • 6 years ago
Arrestohet shoku i komandos që ekzekutoi me armë zjarri Fabjol Gaxhën mbrëmë në Bllok në Tiranë. Ai është Geldo Shpëtim Hoti, ndërsa është arrestuar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në Kakavijë në tentativë për t?u arratisur në Greqi.

Hoti tentoi që të kalonte në vendin fqinj. Ai është pyetur se cili është qëllimi i daljes, por nuk ka pranuar që të japë asnjë shpjegim, hezitimi ngriti dyshime, ndërsa pas kontrollit rezultoi se ishte në kërkim për vrasjen e djeshme në Bllok.

Ai ishte personi i katërt në kërkim, ndërsa në momentin e arrestimit nuk ka bërë asnjë rezistencë. Pas arrestimit ai pritet që të transportohet nga Gjirokastra në Tiranë.

Geldo Hoti mbrëmjen e djeshme ishte në tavolinë së bashku me truprojën e Elvana Gjatës, komandon Merviol Bilo, të dashurin e këngëtares Ervin Mata dhe me Fabjol Alushin.

Ata u konfiktuan me Fabjol Gaxhën, që ndodhej në tavolinën tjetër në lokalin ?Monopol? në shoqërinë e Ervis Martianjt dhe Eljon Hatos. Pas konfliktit, komandoja Merviol Bilo ekzekutoi me një plumb në kokë Fabjol Gaxhën.