Ora News - Fier, 59 zjarre vetëm në shtator

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
59 vatra zjarresh u regjistruan gjatë muajit shtator në Bashkinë e Fierit duke djegur mbi 100 hektarë ullishte, vreshta e pyje! Pakujdesia e fermerëve që përdorin zjarret për pastrimin e tokave ishte shkaku kryesor, por nuk munguan as zjarrvëniet e qëllimshme!

187 zjarre janë regjistruar në territorin e Bashkisë së Fierit gjatë këtij viti ku 59 vatra u shfaqën vetëm gjatë shtatorit.

Pjesa më e madhe u shkaktuan nga pakujdesia e fermerëve për pastrimin e tokave bujqësore

Arben Dimo: "Problematikë ka qenë muaji shtator ku janë regjistruar rreth 59 zjarre. Si pasojë e kësaj kemi zjarre në vreshtari, rreth 3 dynym vreshta të djegura, rreth 80 hektarë ullishte, rreth 25 hektarë pyje me pisha."

10 persona janë identifikuar si shkaktarë të zjarreve që sipas Drejtorit të Shtabit të Emergjencave pranë Bashkisë Fier, Arben Dimo shkaktuan pasoja të konsiderueshme në vreshta e pyje.

Arben Dimo: "Njerëz të papërgjegjshëm kanë ndezuar zjarret kryesisht për pastrimin e arave dhe nuk kanë arritur të parandalonin zjarrin që të merrte përmasa të mëdha."

Por përballja me valën e zjarreve gjatë muajit shtator tregoi se Shërbimi zjarrfikës në Bashkinë e Fierit ka nevojë për investime në staf e sidomos në mjete.

Sot Fieri ka 2 automjete zjarrfikëse të viteve 1970 që i përgjigjen territorit që kanë nën përgjegjësi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-59-zjarre-vetem-ne-shtator

Category

📺
TV

Recommended