Report Tv-Plan i ri 250.000 $ për menaxhim të Parkut të Butrintit

  • 6 years ago
Fillimi i hartimit të Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar në Butrint u prezantua sot në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar. Ky projekt zë fill disa muaj pas miratimit të Ligjit të ri për Trashëgiminë Kulturore edhe muzetë.

Por çfarë parashikon plani?

Përfaqësuesi i kompanisë fituese, Davide Prince, gjatë shpjegimit të tij u shpreh se plani parashikon të adresojë çështje të cilat janë të mbartura nga e shkuara dhe nga ana tjetër të jap një zgjidhje mbi kontekstin e ri të krijuar mbi ligjin e trashëgimisë.

Ndërsa, ministrja e Kulturës shpjegoi më gjerësisht mbi këtë projekt.

Është një ditë shumë e rëndësishme sot, sepse në fakt bëjmë publike një punë të re në trashëgiminë kulturore në Parkun Arkeologjik të Butrintit, për të bërë një konkurs ndërkombëtar për të zgjedhur kompaninë më të mirë për planin e menaxhimit, që është ?Prince and Pearce?.

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës

Kjo nismë vjen në kuadër të ligjit të ri, i cili e parashikon si risi, krijimin e fondacioneve kulturore.

Ne mendojmë që Parku i Butrintit është siti i duhur për të aplikuar këtë formulë të re menaxhimi në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, që është Fondacioni Shqiptar për Zhvillim dhe që jemi të sigurtë, që do të tërheq më tej edhe më shumë kontributor, për ta bërë këtë park, pse jo ndër më të rëndësishmit në Shqipëri.

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës

Category

📺
TV

Recommended