Ora News - Albanian Coast Trip 8, rreth bregdetit shqiptar për 7 ditë

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

1 view
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fluturimet mbi bregdetin shqiptar nisën nga Velipoja në Shkodër. Për 7 ditë, pilotë shqiptarë e të huaj do të fluturojnë në zonat turistike në kuadër të "Albanian Coast Trip 8", organizim i Aeronautikës Shqiptare.

Albanian Coast Trip 8, nisi nga Velipoja. Nga bukuritë natyrore të kësaj zone, fluturimet në qiell u bënë edhe më të veçanta në grykederdhjen e Bunës, aty ku pilotët përshkuan 100 kilometër në ajër.

Qëllimi i tyre është që krahas zhvillimit të këtij sporti, të kontribuojne për të promovuar sa më shumë bukurite e vendit tonë në funksion të zhvillimit të turizmit.

Jo më kot zhvillohet në tetor, për të zgjatur sezonin turistik në Shqipëri.

Alket Islami: Normalisht kur nuk ishte ky investim gjigant ne rrinim këtu dhe fluturonim nga këtu. Tani është komoditeti më i madh, fillon në Velipojë dhe mbaron në Butrint. Për 7 ditë pilotët do të kryejnë mesatarisht 500-520 km rrugëtim në fluturim. E veçanta e këtij viti është se në Divjakë do të qëndrojmë dy ditë dhe do eksplorohet pjesa e liqeneve të Belshit, Dumreja.

Fluturimi 7 ditor që nisi nga Velipoja do të prekë zonat turistike të vendit, për ti promovuar ato në një mënyrë ndryshe edhe në sytë e pilotëve të huaj, që i janë bashkuar aktivitetit të Aeronautikës Shqiptare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/albanian-coast-trip-8-fluturimet-mbi-bregdetin-shqiptar-nisen-nga-velipoja