Ora News - Studimi, 70% e fëmijëve në Shqipëri përjetojnë dhunë

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

0 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

70% e fëmijëve të moshës 8 deri në 18 vjeç kanë përjetuar një formë dhune dhe 80% e prindërve kanë pohuar se kanë përdorur dhunën si mjet disiplinimi. Këto janë disa nga gjetjet e raportit të World Vision në Shqipëri duke treguar situatën shqetësuese në të cilën ndodhen të miturit në vendin tonë.

56% e fëmijëve të pyetur kanë raportuar se nuk ndihen gjithnjë të sigurt brenda ambienteve të shkollës dhe 67% e tyre pohojnë se nuk e konsiderojnë lagjen si një vend gjithnjë të sigurt.

Vasilika Hysi: ?Kemi ndërhyrë shpesh në Kodin Penal. Më është shumë presion për ta ndryshuar, duke qenë se jam edhe pedagogë në fushën penale. Kemi Kodin Penal më të ashpër lidhur me autorët që kryejnë vepra penale ndaj fëmijëve, por dhuna ndaj fëmijëve nuk është parandaluar dhe nuk është përgjigjur me të njëjtin proporcionalitet me ashpërsinë e dënimit. Kemi dënim me burgim të përjetshëm për shumicën e veprave penale që kryhen ndaj fëmijëve.?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studimi-70-e-femijeve-ne-shqiperi-perjetojne-dhune