Report Tv-Derbi i kryeqytetit shkon për Partizanin, 'Demat e Kuq' mundin 1:0 Tiranën

  • 6 years ago
Derbi më i zjarrtë në vend ai i kryeqytetit, Trana-Partizani, i rikthyer pas dy vitesh, shkon për "Demat e Kuq". Të kuqtë vijojnë me serinë e fitoreve në derbi, teksa mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Tiranën në ?Selman Stërmasi?. Ky ishte derbi i 150 në historinë mes tyre, ndërsa të kuqtë arritën suksesin e 14 radhazi. As Ze Maria nuk ia doli të rikthejë bardheblutë te suksesi, ku fitorja në derbi mungon që nga viti 2014. Ndeshja ishte mjaft e bukur me raste nga të dyja skuadrat, ndërsa emocionet më të mëdha i dhuruan tifozët, të cilët me koreografitë e tyre e fituan ndeshjen në shkallët e stadiumit. Goli vjen në minutën e 21 kur mesfushori Mala shfrytëzon në mënyrë prefekte krosin e Asanit nga e dajthta.

Category

📺
TV

Recommended