Ora News - Ballesha: Shumë koncesione të mira në letër, por në zbatim lënë për të dëshiruar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Esmeralda Ballesha, nga forumi kombëtar i biznesit e ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News tha se pa qëndrueshmëritë jo vetëm në politikë por edhe në ekonomi, krijojnë probleme për investimet e huaja. Ajo tha se shumë koncesione janë të mira në letër por të dobëta në zbatim.

Ballesha: Investitorë të huaj kemi shumë pak, dhe shumë pak seriozë. Në qoftë se çdo vit do të vijmë dhe të flasim këtu që për një koncesion që do të duhet një maturi jashtëzakonisht shumë e madhe përpara se të vihen në zbatim pasi po flasim jo vetëm për fonde publike, dhe jo vetëm për vepra publike që do të merren nga të tjerë por duhet të flasim edhe për faktin se kush do të jenë këta investitorë. Pasja e një paqëndrueshmërie kaq të madhe jo vetëm në politikë por edhe në ekonomi, do e bëjë shumë të vështirë që investitorët e huaj që na kanë përfshirë në "listën e zezë" të vijnë dhe të investojnë. Para disa vitesh kemi pasur ndryshim legjislacioni për koncesionet, është përmirësuar, por kemi vënë re që zbatimi lë shumë për të dëshiruar. Ne kemi disa koncesione që në letër janë mirë, por në zbatim po sjellin shumë dëme buxhetit të shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ballesha-shume-koncesione-te-mira-ne-leter-por-ne-zbatim-lene-te-deshiruar

Recommended