Ora News - Familjet shqiptare me borxhe, shpenzimet janë rritur më shumë se të ardhurat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 28% e familjeve shqiptare rezultojnë me borxhe në pjesën e parë të vitit 2018 ndërsa është rritur me 5% kredia konsumatore.Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, kjo shifër është e pandryshuar krahasuar me një vit më parë por problem është fakti që niveli i shpenzimeve është rritur më shumë se të ardhurat. Nga vrojtimi rezulton gjithashtu se aftësia paguese e këtyre familjeve është përkeqësuar nëse e krahasojmë me një vit më parë.

Rreth 30% e familjeve shqiptare në pjesën e parë të vitit kanë marrë një borxh. Raporti i Bankës së Shqipërisë për stabilitetin financiar tregon se rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare të ardhura-shpenzime.

Në raport theksohet ndër të tjera se 40% e këtyre familjeve që kanë marrë boxh deklarojnë përkeqësim të aftësisë së tyre paguese.

Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve tregon se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, numri i të punësuarve ka shënuar rënie në terma vjetorë, kryesisht nga rënia e punësimit në sektorin shtetëror, ndërkohë që numri i të punësuarve në sektorin privat dhe i të vetëpunësuarve ka rezultuar në rritje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familjet-shqiptare-me-borxhe-shpenzimet-jane-rritur-me-shume-se-te-ardhurat

Recommended