Ora News - Zjarr i fuqishëm në brezin e pishave në plazhin e Spillesë

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

1 view
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pishash në zonën e Spillesë. Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, në një lidhje telefonike për Ora News, tha se kjo situatë po përsëritet prej 3.4 ditësh, ndërsa shtoi se të gjitha forcat zjarrfikëse ndodhen atje. Nuredini bëri me dijet se zjarret kanë qenë të qëllimshme.

Nuredini: Ka një situatë problematike pranë plazhit të Spillesë në pyllin me pisha. Për fat të keq është një situatë që përsëritet prej 3-4 ditësh. Të gjitha zjarret në Rrogozhinë janë të qëllimshme. Është për të ardhur keq që po digjet një brez i tërë pishash. Kemi çuar të gjitha forcat zjarrfikëse atje. Reparti zjarrfikës më thotë se po e vënë nën kontroll zjarrin.

Gjatë gjithë sezonit veror nuk patëm asnjë lloj shqetësimi dhe për fat të keq po ndodhin tani që nuk kanë asnjë arsye. Po bëj thirrje edhe nëpërmjet televizionit tuaj që të tregohen të kujdesshëm. Gjatë këtyre tre-katër ditëve kemi pasur pafund vatra zjarri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zjarr-i-fuqishem-ne-brezin-e-pishave-ne-plazhin-e-spillese