"Ju flet Moska": Çështja "Xhisiela" si arroganca e pushtetit pa opozitë

Ora News Emisione

by Ora News Emisione

0 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dëshmia e ish-oficerit të policisë së Krujës të publikuar ditën e djeshme nga PD ishte në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" në Rtv Ora News nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Edhe ngjarjen e rradhës, çështjen "Xhisiela", emri i vajzës nga Fushë Kruja shqiptarët si opinion publik e shohin të ndarë, disa e shohin plot pikëpyetje, disa të vertetë në varësi të rreshtimit politik.

Pushteti pa opozitë reale është bërë arrogant. Në çështjen "Xhisiela" u vërtetua deri sot se ngjarja ka ndodhur. Vajza është rrëmbyer, ka dashur të shkojë në polici, është kërcënuar, ka shkuar atje dhe është ballafaquar me zyrtarë që nuk bënin detyrën e tyre por mbronin palën akuzuese. Deri këtu nuk mund të mohojë askush ngjarjen, pastaj nëse ka implikim të këtij apo atij politikani mbetet për tu hulumtuar.

E sigurt është se nuk do i bindej kështu policia një deputeti dhe djali i një deputeti nuk do të bënte kështu nëse mbështetja nuk do shkonte zinxhir nga babai deputet dhe më lart. Ajo që më shqertëson nuk është thjesht ngjarja, pyetja është ku po shkon pushteti absolut? Opozita dje mori rolin e medias. Kryetari i opozitës doli duke folur si analist i dubluar, ky është shembulli më i mirë i opozitës pasive.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-ceshtja-xhisiela-si-arroganca-e-pushtetit-pa-opozite