Dosja Investigative zbulon skandalin/ Ja si na helmojnë fabrikat e sallamit

14 views
Rikthehet në ekranin e Channel One me sezonin e ri, rubrika Dosja Investigative e gazetarit Elio Laze. Në puntatën e parë të sezonit të ri, Dosja Investigative starton duke zbuluar majën e një ajsbergu të thellë të krimit ushqimor.

Pas një denoncimi për fabrikat e sallameve I mbërritur në redaksinë e Channel One, nisi investigimi. Bëhet fjalë për sasitë e pashitura të sallameve që kthehen nga dyqanet, marketet dhe supermarketet. Sipas ligjit të ushqimit, percaktohet qartë që cdo produkt i kthyer duhet asgjesuar.

Në fakt ndodh e kundërta. Produktet e sallamit ripërpunohen nga këto fabrika dhe ridalin në treg. Gjë që është kriminale për shëndetin e jetës së konsumatorit pasi rizierja e nënprodukteve të mishit ka përmbajtje kancerogjene.

Dosja Investigative nisi interesimin për këtë skandal jo vetëm pranë këtyre subjekteve por edhe pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.