Ora News - Burg për vrasësit e kafshëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Sigurisë ka vendosur të ndryshojë kodin penal duke dënuar deri në dy vjet këdo që vret një kafshë pa arsye ose duke u nisur nga ligësia.

"Po flasim për rregullimin e rasteve ku qentë dhe macet në rrugët e Shqipërisë vriten me paramendim, vriten në kundërshtim të ligjeve aktuale që kemi. Ne duam që përmes këtij kreu, të fusim në kodin penal parashikime për burgim dhe gjobë, për personat që keqtrajtojnë me dashje pa qenë e nevojshme, jashtë parashikimeve të sëmundjeve etj, të keqtrajtimit të kafshëve endacake".

Projektligji parashikon vrasjen e një kafshe vetëm për aktivitet gjuetie ose në rast se mjete të tjera veterinare nuk arrijnë të ndalojnë vënien në rrezik të jetës së njeriut nga kafsha.

Plagosja e kafshëve, sipas ligjit të ri, do të dënohet nga 4 muaj deri në 1 vit burg.

Gjymtimi dhe tortura që lanë pasoja tek kafsha do të dënohen nga 2-3 vjet.

Edhe braktisja e kafshëve ose mbajtja e tyre në kushte robërimi do të dënohet me gjobë deri në 300 mijë lekë të vjetra.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/burg-vrasesit-e-kafsheve

Category

📺
TV

Recommended