Report Tv-Aleksandër Meksi zbulon vendndodhjen e 17 kishave mesjetare në Lezhë

  • 6 years ago
Në konferencën shkencore në nderim të vitit mbarëkombëtar të heroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut të mbajtur sot në Pallatin e Kongreseve referoi Aleksandër Meksi. Studiuesi trajtoi temën ?Peshkopata arbaneze, Gjon Kastrioti dhe grindja për kufij përmes peshkopatave të Lezhës për përkatësinë e kishave.?

Fillimisht sjell letrën dëshmi të shkruar nga Gjon Kastrioti, ati i heroit tonë, i cili shkruan se 12 kisha që janë në territoret e tij i përkasin peshkopatës arbaneze prej 800 vitesh, prandaj duhet të ndërhyhet për të shmangur grindjet edhe trazirat ndër popujt e atyre viseve nga kjo padrejtësi

Vjetërsia e peshkopatës dhe përmendja e 12 kishave kanë qenë subjekte në studime të veçanta. Por, profesor Meksi ndalet tek hapësira gjeografike se ku shtriheshin këto 12 kisha?

Rasti e solli që të më bjerë në dorë letra e transkriptuar e papës Gregor drejtuar peshkopit të Antivarit, që mban datën 23 maj 1407. Ati i shenjtë i nxitur nga peticioni i dërguar nga peshkopi arbanez Gjergji kërkon lirimin e kishave të zaptuara nga peshkopi i Lezhës.

Aleksandër Meksi, politikan dhe studiues
Dallimi më i rëndësishëm nga çfarë dihej deri më sot, janë zaptuar 17 kisha në 16 fshatra. Dhe se ato kisha edhe fshatra lexohen në dokumente me saktësi, të listës së plotë të kishave edhe vendodhjes së tyre

Në letrën e atit të shenjtë lexohet se ka pasur një ankim të hollësishëm, që është shqyrtuar si duhet....

Aleksandër Meksi, politikan dhe studiues