Ora News - Emisioni "BOOM" ‘shuan’ protestën e banorëve të Memëlishtit për minierën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protesta e banorëve të Memëlishtit pak kohë më parë, të cilët kundërshtuan shfrytëzinin e një miniere që ndodhet pranë banesave, ka degjeneruar në konflikt dhe dhunë midis forcave të policisë dhe banorëve.Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona në komisariat, por ka pasuar edhe gra që kane mbetur të lëndura gjatë protestës. Stafi i ?BOOM? ka udhëtuar në Memëlisht të Pogradecit për të parë nga afër situatën e krijuar. Më pas, "BOOM" ka arritur të realizojë një takim në terren me specialistët e AKBN-së , banorëve dhe përfaqësuesve të firmës. Pas disa orësh debatesh dhe diskutimesh, marrëveshja u arrit.

Kërkesa e banorëve te Memëlishtit në Pogradec ishte që të mos lejohet shfrytëzimi i minierës, e cila ndodhet shume pranë banesave të tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/emisioni-boom-shuan-protesten-e-banoreve-te-memelishtit-minieren