Tirane- Komisioni i Ligjeve kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të veprojë me shpejtësi për ata gjyqtarë e prokurorë që kanë ankimuar shkarkimet nga shkalla e parë e vettingut, në mënyrë që të përshpejtohet ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor e atij të Prokurorisë.
?Unë i sugjeroj Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të veprojë me shpejtësi, sigurisht brenda afateve ligjore, për ato çështje që janë ankimuar. Në këtë mënyrë do të ndihmonte ngritjen më të shpejtë të KLGJ-së dhe KLP-së?.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja
Mes socialistëve, ka nga ata që nuk janë të kënaqur nga cilësia e punës së organeve të vettingut.
?Jam i shqetësuar sepse këtu po kërkohen vetëm ekspertë ekonomie dhe jo juristë. Fokusi është vetëm tek pasuria dhe jo tek aftësimi profesional. Po i merrni vendimet vetëm mbi një komponent. Po i ikën sharmi vettingut. Ka plot gjyqtarë e prokurorë të paaftë. Ju merreni vetëm me ca para?.
Deputeti i PS, Alket Hyseni
Ritmin e ankesës ja preu Ulsi Manja, i cili në cilësinë e kryetarit të komisionit vetes i jep të drejtë t?u japë këshilla organeve të vettingut, por për deptuetët e tjerë nuk ndan të njëjtin mendim.
?Kjo që përmend zoti Hyseni është kompetencë e vendimmarrjes së komisioneve dhe jo e kësaj mbledhjeje. Ata veprojnë në mënyrë të pavarur?.
Ulsi Manja, Kryetar i Komisionit të Ligjeve
Komisioni i Ligjeve miratoi një shtesë prej 24 personash staf shtesë për tre organet e vettingut, me një kosto në buxhet rreth 50 milionë lekë. Tre organet kishin kërkuar 36 persona më shumë në strukturat e tyre.
ma.nd.

Category
📺
TV