Ora News - Nesër seanca e dytë gjyqësore e Habilajve, Ora News flet ekskluzivisht me avokaten

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nesër seanca e dytë gjyqësore e bandës së Habilajve. Ora News në komunikim ekskluziv me avokaten e Moisi Habilaj.

Nesër me 26 shtator në Gjykatën e Katanias do të rinisë procesi gjyqësor ndaj bandës ss Habilajve, këtij grup italo-shqiptar i akuzuar nga Prokuroria e Katanias për pjesëmarrje në aktivitet të strukturuar kriminal, trafik droge e trafik armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë 20 milionë euro.

Seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve u zhvillua më 31 maj të 2018 ku avokatët e të arrestuarve kërkuan gjykim me rit të shkurtuar, kërkesë kjo e pranuar nga trupi gjykues i cili vendosi datën 26 shtator si ditën e rinisjes së procesit gjyqësor.
Ora News ka komunikuar me avokaten e shqiptarit Moisi Habilaj, që sipas investiguesve italianë së bashku me vëllanë e tij Florjan Habilaj drejtonin këtë grup kriminal.
Eskluzivisht për Ora News avokatja Maria Caltabiano ka zbardhur disa nga detajet e seancës së ardhshme.

Sipas avokates italiane seanca gjyqësore pritet të zhvillohet sipas dispozitave të kërkesës së Prokurorit të çështjes.
E pyetur nga Ora News mbi linjën mbrojtëse të Moisi Habilaj, avokatja Caltabiano ka sqaruar:"respekton privatësinë e klientit të saj. Linjën mbrojtëse ndaj Moisi Habilaj, ajo do ta parashtrojë vetëm gjatë seancës gjyqësore"

Për Ora News avokatja Caltabiano ka informuar eskluzivisht se është kundër urdhrit të paraburgimit të klientit të saj e se gjatë seancës gjyqësore do të shpjegoj arsyet përse."

Në lidhje me disa informacione të shpërndara gjatë ditëve të fundit nga disa media se prokurorët shqiptarë të cështjes "Tahiri" kanë mbërritur përsëri në Katania duke marrë sërish në pyetje të arrestuarit e grupit Habilaj, avokatja Caltabiano për Ora News thotë se "klienti i saj Moisi Habilaj është marrë vetëm një herë në pyetje nga prokurorët shqiptarë e kjo është bërë më datë 30 maj 2018 e ku ka sqaruar të gjitha pikat e kërkuar nga prokurorët".

Po a pritet ndonjë "colpo di scena" (e papritur) në linjës mbrojtëse të procesit Habilaj?

Informacionet sporadike të shpërndarë nga mediat mbi të penduar të drejtësisë brenda këtij grupimi kriminal, të shtyjnë të mendosh këtë.

Por avokatja thotë se "nuk mendon se do të ketë diçka të tillë".

Po a do të jetë i pranishëm Moisi Habilaj në seancës e ditës së nesërme?

Sipas avokates Caltabiano, Moisi Habilaj ka të drejtë të jetë i pranishëm në gjitha seancat gjyqësore kundër tij e mund të vendos të jetë apo jo në gjyq deri në ditën e zhvillimit të tij.

"Është një zgjedhje e tij e lirë, thotë avokatja e nuk di nëse do të jetë o jo nesër në gjyq."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/neser-seanca-e-dyte-gjyqesore-e-bandes-se-habilajve-ora-news-flet-ekskluzivisht-me-avokaten