Basha: Pas vetingut në politikë, platformë për çlirimin e ekonomisë nga krimi

  • 6 years ago
Ndryshe nga mbledhjet e rretheve, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal sot në Tiranë për të prezantuar ato që i quajti masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

Alternativa, sipas PD, ka për qëllim sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

"Ne do të prezantojmë platformën Antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncensione, PPP. Nëse një grush njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike në mënyrë jotransparente për afera që nuk sjellin asnjë përfitim publik, thënë ndryshe shërbimi më i madh është të kthejmë kushtet e konkurencës së ndershme, zbatimin e e ligjit"

Lulzim Basha
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha se pjesë e kësaj pakete është edhe vettingu në politikë, i cili po pengohet nga qeveria Rama siç tha ai.

?Deri sot Rama dhe qeveria kanë refuzuar vettingun me lloj lloj pretekstesh. Rama është kundër qëllimit të propozimit tonë ligjor"

Lulzim Basha
Sipas kryedemokratit beteja duhet të nisë nga Parlamenti, pasi është ai institucion që legjitimon paratë e pista.

?Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në vendin që legjitimon paratë e pista. Asgjë nuk e mbledh më mirë korruptimin total të kësaj qeverie. Është mëse i nevojshëm vettingu në politikë, masat drastike duhen marrë për një kohë sfidash dramatike. Vettingu në politikë do zhdukë të inkriminuarit?

Category

📺
TV

Recommended